“Brexit nuk do të dëmtojë tregtinë midis Turqisë dhe Britanisë”

Mos i humb

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Turqisë, Nihat Zeybekçi, tha se Brexit-i nuk do të ketë ndikim negativ në lidhjet ekonomike midis Londrës dhe Ankarasë.

Gjatë takimit të tij me sekretaren e shtetit të Britanisë për tregtinë ndërkombëtare, Liam Fox, ministri turk i Ekonomisë tha se vendet do të shqyrtojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë për të mbajtur lidhjet e biznesit pa një pengesë.

“Ne kemi vendosur të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme për të vazhduar në përudhën pas-Brexitit në mënyrë normale marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe investuese midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ministri Zeybekçi.

Ai bëri të ditur se Turqia dhe Britania shpresojnë të sjellin së bashku përfaqësuesit e sektorit privat dhe zyrtarët ministrorë nga të dy vendet për një takim të përbashkët të Komisionit Ekonomik dhe për një forum biznesi.

Ndërkaq, Fox tha se pas Brexit-it, Britania dëshiron të vazhdojë partneritetin e saj të thellë strategjik me Turqinë, duke shtuar se lidhjet tregtare midis dy vendeve kanë qenë prej kohësh të forta.

“Ne kemi nevojë të shohim atë thellim në një marrëdhënie investimi. Qeveria britanike është shumë e interesuar të shohë investime më të mëdha nga jashtë të drejtpërdrejta”, tha Fox.

Duke thënë se Britania dëshiron një partneritet më të fuqishëm dhe më të zhvilluar me Turqinë, Fox shtoi se kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar duhet të investojnë më tepër në Turqi, ku sektori privat britanik tashmë ka bashkëpunim të fortë.

Duke iu referuar një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se 90 për qind e rritjes ekonomike globale në dekadën e ardhshme ka të ngjarë të jetë jashtë kontinentit evropian, Fox sugjeroi që Turqia dhe Britania duhet të përdorin marrëdhëniet e tyre të ndryshme për përfitim reciprok./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit