Brezovica vazhdon të jetë e mbyllur

Mos i humb

Qendra turistik Brezovica po vazhdon të jetë e mbyllur.

Kjo qendër skijimi në të cilën gjeti vdekjen zëvendësministri Arian Daci ishte mbyllur për skijim për dy ditë, mirëpo, ende nuk është liruar për qarkullim.

Siç shihet edhe në këtë video, njësia e Policisë ende po qëndron aty duke ndaluar hyrjen për në këtë qendër turistike.

Kjo për shkak se rreziqet nga orteqet ende janë prezente dhe për të siguruar jetën e qytetarëve kjo qendër po vazhdon të jetë e mbyllur për vizitorë.

Të shtunën si pasojë e ortekut të borës në Brezovicë humbi jetën Arian Daci, djali i akademik Nexhat Dacit, ndërsa shoku i tij Ardian Bakalli u lëndua./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit