Britani e Madhe, shkaku i Covid-19 do të mbyllen restorantet, kafenetë dhe kinematë

Mos i humb

Britania e Madhe duke filluar nga sonte vendosi që të mbyllen restorantet, kafenetë, kinematë dhe teatrot në kuadër të masave ndaj koronavirusit të ri (Covid-19), (AA).

Në një konferencën për media, kryeministri Boris Johnson theksoi se janë përforcuar masat e ndërmarra në fillim të javës, duke shtuar se “kafeneve, bareve dhe restoranteve i themi që sonte sa më shpejtë të jetë e mundur të mbyllen dhe nesër nuk do të hapen përsëri”.

Ai tha se vendimi përfshin edhe vendet si klubet e natës, kinematë, teatrot dhe palestrat.

Johnson kërkoi nga populli që të mos dalin nga shtëpia për të ruajtur shëndetin, duke theksuar se së bashku do të mposhtin virusin.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe sot u rrit në 184. Kapacitetet e dy spitaleve në Londër ishin mbushur pasi ishte rritur numri i rasteve që kishin nevojë për kujdes intensiv.

Të hënën, Johnson kërkoi nga populli që të mos shkojnë në kafene, restorante dhe klube të natës, por nuk kishte marrë vendim për mbylljen e tyre.

Qeveria britanike fillimisht ndiqte strategjinë që të paktën 60 për qind e popullsisë të infektohet me virusin, si rezultat i së cilës do të fitonin imunitet shoqëror. Autoritetet bënë një hap prapa pasi u ballafaquan me kritika dhe raportime që tregonin se numri i viktimave mund të jetë mes 250-300 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit