Britani, Jeremy Hunt emërohet sekretar i Punëve të Jashtme

Mos i humb

 

Sekretari i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Jeremy Hunt, është emëruar në vend të ish sekretarit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili dje dha dorëheqje.

Në vend të Johnson, i cili dha dorëheqje pas në përçarjeje rreth Brexit-it në qeverinë e Partisë Konsvervatore nën udhëheqjen e kryeministres Theresa May, u emërua sekretari i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Jeremy Hunt.

 Johnson dje pas dite paraqiti dorëheqjen e tij tek kryeministrja britanike May e cila pranoi dorëheqjen e tij. Vendimi i Johnson-it erdh pas dorëheqjes së ministrit për Brexit-in, David Davis. Të dy ministrat njiheshin si “mbështetës të fuqishëm të Brexit-it” në kabinetin e May.

Sekretari i ri i Jashtëm Hunt gjatë procesit të referendumit për Brexit, zhvilloi fushatën për mbetjen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE). Hunt gjatë 7 viteve të fundit ushtronte detyrën e sekretarit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

Dorëheqjet erdhën pas një qasjeje të re të Brexit-it të cilën qeveria britanike e njoftoi të premten dhe parashikon marrëveshje të veçanta të tregtisë së lirë dhe doganore me BE-në.

Britania përmes referendumit të mbajtur në qershor 2016 vendosi të largohet nga BE-ja me 52 për qind “për” dhe 48 për qind “kundër”, dhe më 29 mars 2017 zyrtarisht filloi procesin e ndarjes duke vepruar sipas nenit 50 të Traktatit të Lisbonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit