Britani, neo-nazisti dënohet me burgim të përjetshëm

Mos i humb

Neo-nazisti britanik, Jack Renshaw, është dënuar me burgim të përjetshëm me akuzat e një komploti për të vrarë deputeten laburiste, Rosie Cooper.

Sipas Gjykatës Penale Qendrore, Renshaw, i cili po ashtu është një pedofil i dënuar, do vuaj dënimin prapa hekurave së paku 20 vjet.

Komploti i tij u nda me autoritetet nga një grup i fushatës kundër racizmit, Hope Not Hate, kur ata zbuluan planet e tij për të vrarë laburisten Cooper me një thikë 48 centimetra në lokalin e tij në vitin 2017.

Ai u deklarua fajtor për planifikimin e akteve të terrorizmit, pasi pohoi se planifikonte të vriste deputeten.

“Dëshira ime më e thellë është se ky është rasti i fundit kur çdo shërbëtor publik, çdo politikan, e ka jetën e tyre të kërcënuar për thjesht punën e tyre që bëjnë”, tha Cooper, në një deklaratë pas dënimit.

Deputetja laburiste, Jo Cox, u vra në vitin 2016 para referendumit të Brexit-it nga Thomas Mair, një terrorist i ekstremit të djathtë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

“Kjo është për Britaninë”, “Mbani Britaninë e pavarur” dhe “Së pari Britaninë” dëgjohej Mair përderisa sulmoi deputeten Cox.

Që nga referendumi i ndarjes, disa deputetë janë kërcënuar me vdekje përmes mediave sociale dhe postave elektronike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit