Britani, protesta kundër çmimit të ri në transportin hekurudhor

Mos i humb

Banorë të periferisë në Mbretërinë e Bashkuar bllokuan dhjetra stacione hekurudhore më të frekuentuara të këtij vendi, pasi çmimet e reja të transportit hekurudhor hynë në fuqi.

Shefi ekzekutiv i Grupit të Transportit Hekurudhor, Paul Plummer, tha se rritja do të ndihmonte në përmirësimin e shërbimeve.

“Në fakt tarifat po shfrytëzojnë më shumë investime nga sektori privat dhe qeveria. Ajo mbështet atë investim, kështu që ne mund të vazhdojmë ta rrisim”, tha Plummer në një emision mëngjesi në një televion lokal.

Sekretari i Transportit nga Partia Laburiste, Andy McDonald, dënoi rritjen e “vërtetë tronditëse” derisa fliste për BBC-në.

“Ky sistem i franshizës plotësisht ka dështuar. Ne kemi një sistem të përçarë, të shtrenjtë dhe kompleks. Ai duplikon kostot dhe aty ka dividentë që shkon për të subvencionuar hekurudhat në kontinent. Ky është një mashtrim absolut”, tha McDonald.

Zyra e shtypit e Partisë Laburiste tha se çmimet e transportit hekurudhor tani janë “të papërballueshme për shumë persona”.

Çmimet e reja të biletave kanë hyrë në fuqi nga disa e sotme. Çmimi është rritur me 3.4 për qind në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, që shënon rritje më të madhe në pesë vitet e fundit, mbi normat e inflacionit të indeksit të çmimeve të konsumit (CPI) dhe mbi rritjen mesatare të fitimeve vjetore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit