Britani, rritet në 18.738 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Bilanci i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 18.738, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 616 viktima.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Britani ka shkuar 138.078, pasi në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 4.583 raste.

Ndërkaq, vendi ka kryer 14.629 teste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të testuar në 425.821, ndërsa së bashku me testet e përsëritura, shifra e plotë arrin në 583.496.

Numri më i madh i viktimave në Britani brenda një dite u regjistrua më 10 prill, me 980 të vdekur, ndërsa që atërherë shifra ka vazhduar të bie gradualisht.

Qeveria britanike në etapën e parë kishte paraparë përhapje të kontrolluar të virusit për “fitimin e imunitetit kolektiv”. Ajo u tërhoq nga ky plan pas raportimeve dhe shqetësimeve se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 300 mijë.

Vendi më 23 mars kufizoi daljen e qytetarëve në rrugë dhe mbylli bizneset, me përjashtim të marketeve dhe farmacive.

Në Britani nga koronavirusi janë prekur edhe princi Charles më 25 mars, si dhe kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock më 27 mars.

Boris Johnson u vendos në kujdes intensiv pas vazhdimit të simptomave, dhjetë ditë pas diagnostikimit me koronavirusin, ndërsa u lirua pas tri ditësh.

Ndërkaq, princi Charles dhe ministri Hancock u shëruan pa pasur nevojë për trajtim në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit