Britani, shkon në 30.615 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 30.615.

Sipas ministrit të Jashtëm Dominic Raab, i cili u adresua në konferencën e përditshme për shtyp, numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 u rrit me 539 në vend në 24 orët e fundit.

Me 86.583 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 1.534.533, kurse deri në tani janë konfirmuar 206.715 raste me COVID-19.

Raab tha se shifrat tregojnë se vendi ka lënë mbrapa pikun e pandemisë dhe ka arritur në pikën e lehtësimit të masave kufizuese.

Ai theksoi se masat sërish mund të ashpërsohen në rast të rritjes së sërishme të shifrave.

Raab deklaroi se shkalla e infektimit është midis 0,5 dhe 0,9, duke shtuar se “virusi ende nuk është mposhtur”.

“Ai ruan aftësinë infektive dhe vdekjeprurëse”, theksoi Raab.

Qeveria britanike në etapën e parë kishte paraparë përhapje të kontrolluar të virusit për “fitimin e imunitetit kolektiv”. Ajo u tërhoq nga ky plan pas raportimeve dhe shqetësimeve se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 300 mijë.

Sot në Britani përfundoi afati i masave kufizuese të inicuara më 23 mars dhe të vazhduara më 16 prill, megjithatë, udhërrëfyesi mbi lehtësimin e masave pritet të shpaloset nga kryeministri Boris Johnson të dielën.

Mbretëria e Bashkuar zë vendin e dytë në botë pas SHBA-së dhe të parin në Evropë për sa i përket numrit të viktimave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit