Britania heq nga axhenda raportimin e UNMIK-ut për Kosovën në OKB

Mos i humb

Britania e Madhe, e cila nga sot ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka hequr nga axhenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija përmes një postimi në Facebook, e cila edhe e ka falënderuar Ambasadoren Britanike në OKB, Karen Pierce.

“Agjenda e muajit gusht e Këshillit të Sigurimit nën udhëheqjen e Britanisë. Raportimi i UNMIK-ut është hequr nga agjenda me ç’rast është thyer rregulli i raportimit të rregullt 3 mujor”, ka shkruar Sahatqija.

Image

Ajo ka falënderuar ambasadoren britanike në OKB, Karen Pierce, dhe gjithë diplomacinë britanike së bashku me Misionet mike të SHBA-së, Francës dhe të tjerët, përcjell kohanet.

“Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm në raport me Kosovën dhe mundësinë e ndryshimeve pozitive në OKB. Është një fitore e madhe për të cilën kemi punuar së bashku shumë kohë”, theksoi Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit