Britanikët hapin shkollat nga 8 marsi, testim dy herë në javë për çdo nxënës e prind

Mos i humb

Britanikët kanë në plan që të çelin dyert e shkollave më datën 8 mars. Ata kanë ndërmarrë politika të testimit të shpejtë dy herë në javë për nxënësit, prindërit e tyre, dhe stafin shkollor, që kolegjet të jenë sa më të sigurtë.

Britanikët kanë në plan që të hapin dyert e shkollave në datën 8 mars.

Për këtë nismë, autoritetet që marrin vendime për masat publike ndaj Koronavirusit, kanë thënë se do të ketë testime dy herë në javë për të gjithë nxënësit.

Prindërit, por po ashtu edhe stafet shkollore, mësuesit dhe shoferët do të jenë gjithashtu të detyruar që të bëjnë dy testime në javë me çeljen e shkollave.

Testet e shpejta do të administrohen përmes programeve të testimit në vendin e punës, tha Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social britanik këtë të diele.

Sekretari britanik i arsimit Gavin Williamson tha se testimi i anëtarëve të familjes “do të sjellë siguri më të madhe për prindërit dhe stafin arsimor, dhe se shkollat do të jenë sa më të sigurta të jetë e mundur”.

“Ne e dimë se një në tre persona me Covid-19 nuk ka simptoma, kështu që testimi i rregullt dhe i shënjestruar do të sjellë që rastet pozitive të mbahen jashtë ambientit të shkollave dhe kolegjeve.” tha sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock

Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se testet e shpejta do të jenë në dispozicion nga data 1 Mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit