Bruksel, në takimin e NATO-s do të diskutohet për Kosovën

Mos i humb

Autoritetet më të larta ushtarake të NATO-s do të zhvillojnë ditën e dytë të takimeve në selinë qendrore të organizatës në Bruksel.

Shefat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të trajtojnë një sërë temash në ditën e dytë të Konferencës së 180-të të Komitetit Ushtarak, ndër të cilat do të diskutojnë mbi Ballkanin Perëndimor dhe Misionin e Forcës së Kosovës.

“Dita e dytë do të përqendrohet në Zhvillimin e Luftimit, përmirësimin e Shpërndarjeve të Aftësive të Përbashkëta, partneriteti NATO-Gjeorgji me një fokus të veçantë në ecurinë e Pakos së rëndësishme NATO-Gjeorgji, duke përfunduar diskutimin e gjerë mbi Ballkanin Perëndimor dhe Misionin e Forcës së Kosovës”, bëri të ditur NATO në një njoftim.

Në ditën e parë, shefat e mbrojtjes diskutuan sfidat aktuale dhe të ardhshme strategjike të NATO-s, si dhe strategjinë ushtarake dhe të parandalimit të Aleancës.

Ata po ashtu shkëmbyen pikëpamje mbi Misionin Mbështetës të udhëhequr nga NATO për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë, si dhe situatën e sigurisë rajonale.

Në margjinat e takimit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Yaşar Güler, takoi homologun e tij amerikan, Joseph Junford, në vazhdën e vendimit të SHBA-ve për t’u tërhequr nga Siria.

Komiteti Ushtarak takohet dy herë në vit në selinë e NATO-s për të diskutuar mbi operacionet dhe misionet e Aleancës, si dhe për t’i ofruar Këshillit të Atlantikut të Veriut këshilla ushtarake të bazuara në konsensus se si NATO mund t’i përballojë sfidat globale të sigurisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit