BSPK gati për protestë, kërkon siguri për punëtorët

Mos i humb

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës 1 majin- Ditën Ndërkombëtare të Punës do ta shënojë duke protestuar për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.

BSPK-ja si kërkesa do të ketë zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë dhe shëndeti në punës, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme dhe se kjo është arsyeja pse do të protestojnë.

Ajdini: Zbatimi i ligjit, siguria dhe shëndeti në punë janë kërkesat tona

“Te ne zakonisht ka mjaft shkelje drastike, të cilat nuk i respektojnë punëdhënësit duke abuzuar, duke mos respektuar ligjin e punës, marrëveshjen kolektive, kontratën individuale. Pse e them këtë kontratë individuale, në kontratë individuale shkruan se punëtori e ka kontratën për punë 8 orë, kurse ai punon 12 orë dhe fare nuk i llogaritet. Kështu që në këtë 1 maj do të dalim të gjithë së bashku punëtorët, mediat, shoqëria civile, studentët, të gjithë të pakënaqurit me ja tërheq vërejtjen qeveritarëve tanë që nuk janë duke punuar si duhet dhe duhet të kthehen në rrugë të duhur për t’i ndihmuar njerëzve të cilët kontribuojnë për këtë vend. Zbatimi i ligjit, siguria dhe shëndeti në punë, të njihet përvoja e punës 90-99 dhe siguria shëndetësore. Këto janë si kërkesa të stafit”, tha ai.

Kreu i BSPK-së u shpreh se siguria në punë, respektimi i ligjit të punës nuk janë të kënaqshme. Ajdini u shpreh se një punëtor mund të humbas jetën për shkak të mungesës së një rripi të sigurisë.

Ndërsa kryetari i Këshillit Organizativ në BSPK, Jusuf Azemi, foli edhe për rastin e zhdukjes së dy policëve dy ditë më herët. Kurse, sa i përket protestës që do të mbahet nesër, ai tha se çdo gjë është gati.

“Të shprehim indinjatën tonë lidhur me rastin e dy policëve të cilët para dy dite në një farë forme janë zhdukur dhe ende nuk dihet se ku janë. Vetë fakti që ngjarja ndodhi bënë me dije që qeveritarët tanë nuk janë askund, nuk e dinë se çka do të ndodh dhe më në fund nuk kemi asnjë siguri të plotë se çka do të ndodh me familjet e tyre pas atij rasti. Këshilli organizativ i BSPK-së i dalë nga kryesia ka bërë të gjitha përgatitjet për protestën e 1 majit që do të jenë nesër nga ora 11.00”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit