Bujqit paralajmërojnë: Kosova nuk do të mbulojë as 10 përqind të grurit vitin e ardhshëm

Mos i humb

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës tash e një vit nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre për problemet që po vazhdojnë të jenë pengesë në Bujqësinë e Kosovës.

Me këtë rast, Kryetarit i FSBK-së, Tahir Tahiri u shpreh se në këtë vit ka qenë rendimentin më i ulet i grurit që prej pas luftës, ndërsa pritet që në vitin e ardhshëm të bie deri në 10 përqind, e lidhur me këtë theksoi se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

Mirëpo, krahas kërkesave të tyre për zgjidhjen e problemeve të bujqësisë, FSBK ka përkrahur taksën 100 përqind të Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë, që sipas tyre është veprim i duhur ndaj një shteti i cili vazhdon të dëmtoj qytetarët e Kosovës.

“Për bukën e Kosovës nuk kemi mundur të prodhojmë më shumë se 35 përqind në tokat e Kosovës, kjo pritet që në vitin e ardhshme të zbritet deri në 10 përqind kultivim në tokat kosovare. Popullata jonë do të jetë e varur vetëm nga importi. Kërkojmë nga Qeveria të jetë këmbëngulës në taksën ndaj Serbisë për shkak se po dëmton produktet vendore”
Poashtu, Tahiri përmendi problemin kyç që janë paratë e buxhetit për bujqësi të cilat po vidhen me rastin e ndarjes së grandeve dhe subvencioneve.

“Paratë e buxhetit për bujqësi po vidhen me rastin e ndarjes për grandeve dhe subvencione, aplikuesit për grande dhe subvencione nuk mund t’i marrin ato pa dhënë mito deri në 20% të vlerës së projektit. Ata që marrin Grandet pa ryshfet ose janë të afërm të zyrtarëve të ministrisë së bujq ose janë zyrtarë e militantë të partive në pushtet, grandet i marrin ata që më së paku merren me bujqësi”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit