Bukuritë historike dhe natyrore të Ballkanit në panairin EMITT

Mos i humb

Bukuritë historike dhe natyrore të shteteve të Ballkanit, promovohen në Panairin Ndërkombëtar të 22-të të Turizmit dhe Udhëtimit të Mesdheut Lindor.

Në panair agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë nga shtetet e Ballkanit si Maqedonia, Greqia, Bullgaria dhe Bosnjë Hercegovina, kanë hapur stendat e tyre për të promovuar bukuritë historike dhe natyrore të vendeve të tyre, në Qendrën e Panairit dhe Kongresit TUYAP.

– “Në Maqedoni më së shumti vijnë turistë nga Turqia”

Përfaqësuesi i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë, Nebi Ahmeti, tha se në panair janë duke promovuar vendet historike, ushqimet unike, bukuritë natyrore dhe vlerat kulturore të Maqedonisë.

“Ohri është qyteti më i njohur turistik në Maqedoni. Liqeni i Ohrit i quajtur ‘Perla e Ballkanit’ dhe qyteti i Ohrit janë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Në kryeqytetin Shkup, mund të shëtiten shumë vende historike të cilat kanë mbetur nga koha Osmane. Gjithashtu edhe qyteti i Manastirit ka qenë ndër qytetet Osmane. Parku Kombëtar i Mavrovës është vendi shumë i mirë që mund të shëtitet në vendin tonë. Kemi edhe Xhaminë e Larme në Tetovë”, tha Ahmeti duke i treguar vendet turistike të Maqedonisë.

Ai më tej duke theksuar se kjo është hera e 6-të që marrin pjesë në këtë panair dhe se panairet në Turqi janë të rëndësishme për Maqedoninë, tha se “Në Maqedoni më së shumti vijnë turistë nga Turqia”.

– “Sarajeva, Kudsi i Evropës”

Faruk Xhaluk, menaxhuesi i Shoqatës së Agjencive të Turizmit në Sarajevë, në stendën promovuese të Bosnjë Hercegovinës, tha se Sarajeva është një qytet shumë i veçantë.

Xhaluk, thotë se me ardhjen e Osmanëve ky qytet e ka marrë formën e tij dhe se pasqyron kulturën Turko-Osmane. “Ndërsa pjesa perëndimore e qytetit pasqyron kulturën Austriako-hungareze. Ndërsa në linjën në mesin e qytetit gjendet një shkrim ku shkruan ‘pika e takimit të kulturave’. Mund të shikoni vendet e adhurimit të katolikëve, ortodoksëve dhe hebrenjëve, si dhe xhamitë në një zonë shumë të vogël. Për shkak të sintezës së feve të ndryshme Sarajeva, njihet edhe si Kudsi i Evropës”.

Gjithashtu edhe Stefanos Hajimanolis, këshilltari i Turizmit të Guvernatorit të Greqisë Veriore, ishte prezent në këtë panair. Ai tha se në panair janë duke promovuar bukuritë e Greqisë Veriore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit