Bullgaria e kryeson Këshillin e BE-së, Thaçi pret përkrahje

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Bullgarinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se pret nga Bullgaria që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel e BE.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Shtetin e Bullgarisë e uroj për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së. Këtë detyrë po e merr në kohë sfidash për BE-në, por edhe në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që rajoni ynë t’iu ikë nga duart dhe të rrëshqas në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Europës.

Shpreh mbështetjen e plotë të Kosovës për promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin tonë. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit