Bullgaria nuk do të dëbojë diplomatët rusë

Mos i humb

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov shprehu mbështetjen e plotë për Britaninë e Madhe por megjithatë tha se në këtë fazë nuk do të dëbojnë diplomatët rusë.

Në deklaratën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur në Kryeministri, Borisov deklaroi se ambasadori bullgar në Moskë, Bojko Kotzev, është thirrur vetëm për konsultime dhe se nuk do të tërhiqet në Sofje.

“Ne i japim mbështetje të plotë Britanisë së Madhe por në këtë fazë nuk do të dëbojmë diplomatët rusë”, tha Borisov.

Ai më tej bëri të ditur se do të presin sjelljen e dëshmive të reja lidhur me helmimin e ish agjentit rus Sergej Skripal.

“Për këtë arsye, tani për tani nuk kemi ndërmend që në raportet tona me Rusinë, të dëbojmë diplomatët e as të tërheqim diplomatët tanë. Ambasadori Kotzev, më 8 prill sërish do të jetë në Moskë”, theksoi Borisov.

Kujtojmë se si reagim ndaj helmimit të ish agjentit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia, Britania, SHBA-të dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s morën vendimin për dëbimin e disa diplomatëve rusë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit