Burkina Faso, qeveria jep dorëheqjen

Mos i humb

Kryeministri i Burkina Faso, Paul Kaba Thieba, ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë.

Në llogarinë e tij në twitter, Thieba ka theksuar se presidentit të vendit, Roch Marc Christian Kabore, i ka paraqitur dorëheqjen e tij dhe të kabinetit dhe se presidenti të njëjtën e ka pranuar.

Thieba formoi qeverinë në muajin janar të vitit 2016 pasi u ngarkua me detyrë nga presidenti Kabore, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura në nëntor të vitit 2015.

Ndërkohë theksohet se dorëheqja e kryeministrit Thieba ka të bëjë me krizën e sigurisë me të cilën Burkina Faso është përballur muajt e fundit.

Burkina Faso që prej vitit 2015 e deri tani po përballet me sulme terroriste. Sipas të dhënave zyrtare theksohet se të paktën 300 persona kanë humbur jetën në sulmet e intensifikuara në pjesën veriore dhe në zonën Sahel të vendit, si dhe të cilat më pas u përhapën edhe në pjesën perëndimore dhe në rajonet Boucle du Mouhoun.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se në 7 prej 13 rajoneve të vendit që nga 1 janari është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit