Burrel, shpërthim eksplozivi pranë shkollës “31 Korriku”

Mos i humb

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Partizani” në Burrel.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një lokali që ndodhet në katin e parë të një godine dy katëshe përballë shkollës “31 Korriku”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dha ka nisur hetimet për arsyet e mundshme dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 22.05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen ‘Partizani’, Burrel, në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.

Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit