Bushati dhe Klosi me studentët: Të rinjtë, përfituesit kryesorë të procesit integrues

Mos i humb

 

Të rinjtë janë përfituesit kryesorë të procesit integrues të Shqipërisë, janë shprehur ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi gjatë një bashkëbisedimi me studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu”.

 Duke u ndalur tek procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, Ministri Bushati theksoi se vendit i duhet të hedhë hapa përpara në këtë proces, të përmbushë standardet dhe të punojë për transformimin e saj të brendshëm.

Hapja e negociatave, vijoi më tej ministri, shton mundësitë për të rinjtë për të studiuar dhe për të qenë pjesë e programeve të ndryshme në universitete evropiane, apo për punonjësit shkencor e kërkimor për të bërë projekte të përbashkëta në këto institucione. Brezi i ri, tha ministri Bushati, vendoset përballë një konkurrence të madhe qoftë me vendet e rajonit, por dhe të BE. Ai tha më tej se përfitimet nga procesi integrues janë në të gjitha fushat si arsim, bujqësi, turizëm, mjedis etj.

Ndërsa ministri Klosi u ndal tek nevoja që të kemi sa më shumë shtim të vizitorëve evropianë në mënyrë që shtetasit e këtyre vendeve të njihen më nga afër me transformimin dhe bukuritë e vendit tonë.

“Për ne turimi padyshim përbën një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare. Turizmi është një ekonomi, turizmi është një mundësi për më shumë punësim, turizmi për ne është një mundësi më shumë, për më shumë mirëqenie”, nënvizoi ai.

Ministrat iu përgjigjën edhe një sërë pyetjesh të studentëve të cilat kishin të bënin jo vetëm me rininë, por edhe me aktualitetin dhe zhvillimet në rajon.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit