Bushati në Bruksel: Presim që në 2018-ën të hapen negociatat

Mos i humb

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri Ditmir Bushati ka takuar Zv/Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans dhe Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Qyetetarinë, Dimitris Avramolupos. E ndërsa ka bërë një analizë të reformave ka nënvizuar se Qeveria shqiptare pret hapjen e bisedimeve të anëtarësimeve vitin e ardhshme/

Gjatë të dy takimeve, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave.

Në takimin me Zv/Presidentin Timmermans, Ministri Bushati theksoi se reforma transformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Zv/Presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit te integrimit.

Gjatë takimit me Komisionerin Avramopoulos, Ministri Bushati nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Gjithashtu, ai theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshëm.

Komisioneri Avramopoulos vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit