Bushati në familjen e Florencit në Shkodër: Presim përfundimin e hetimeve

Mos i humb

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka vizituar në Shkodër familjen e 23-vjeçarit që ndërroi jetë në Francë, për t’u shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e qeverisë për transportin e trupit të të ndjerit.

Gjithashtu Bushati ka theksuar se është në kontakt me autoritet franceze për të zbardhur ngjarjen, por për këtë duhet pritur finalizimi i hetimeve.

“Jemi në kontakt të pandërprerë me autoritetet franceze, ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme. Të presim përfundimin e hetimeve, të respektojmë vdekjen. Qeveria merr përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe. Prioritare për ne që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat”, është shprehur ministri Bushati./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit