Buxheti për arsimin, Rama: Rritje pagash deri në 40% për mësuesit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin për vitin 2022, tha se qeveria gjatë mandatit të tretë, ka projektuar që pagat e mësuesve të rriten me 40 përqind.

Ndërkohë Rama nuk la pa përmenduar edhe tërmentin dhe pandeminë dhe ndikimin e tyre në ekonominë shqiptare.

“Vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni ynë i mandatit të tretë është që pagat të rriten padiskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre.

Kur them mundësisht kjo lidhet me atë që mund të planifikojmë sot, por edhe me çka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara.

Ne jemi të vetëdijshëm sesa shumë e ndikojnë jetën tonë ngjarje që janë jashtë mundësive tona për t’u parashikuar.

Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e ndikimit në familjet e prekura, por edhe të buxhetit. Pandemia pati dhe ka ndikimin e saj. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimalë.

Nëse ky vit mbyllet me një rritje pagash për ju, nëse sot mesatarja bruto e pagës së mësuesve është shumë e lartë seç ishte kur ne kemi nisur rrugëtimin edhe vitit i ardhshëm do të jetë i njëjtë në aspektin e rritjes së pagës”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit