Caka: Numër i ulët regjistrimesh në Mësuesi

Mos i humb

Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për atë që e cilësoi shkatërrim i sistemit arsimor në vend. Silva Caka, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë solli në vëmendje numrin e ulët të regjistrimeve në degët si mësuesi, matematikë, apo fizikë.

“Një lajm shumë i rëndë vjen nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku në degët më kryesore të mësuesisë, Matematikë, Fizikë dhe Kimi janë regjistruar vetëm 27 studentë. Pikërisht aty ku tradicionalisht janë formuar mësuesit e Shqipërisë, në 5 vitet e fundit interesi ka qenë aq i ulët, sa shpesh është rrezikuar edhe mbyllja e këtyre degëve”, tha ajo.

“E si të mos mbyllen degët, kur kushdo që shkon të studiojë në këto degë, e ka të sigurtë se pas 3 vitesh do të ngelet pa punë?”, thekson Caka.

“Si mund të preferojë një i ri të bëhet mësues në ditët e sotme, kur pas 3 vitesh të përfundimit të studimeve, nëse do ketë fat të sigurojë emërimin si mësues, do paguhet vetëm 500 mijë lekë të vjetra, në të kundërt nga kolegët e tij në rajon, të cilët paguhen të paktën dyfishin? Si mund të jetë i qetë mësuesi, kur nuk i kërkohet të bëjë punën që di të bëjë më mirë, por të plotësojë burokracitë e statistikave, letrave boshe të pafundme dhe raportimeve të panevojshme, me qëllimin e vetëm që eprorët të justifikojnë pozicionet e tyre?”, vijoi Cakaj.

Ajo tha se Arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie.

“Në buxhetin e vitit të kaluar, deputetët e Partisë së Lirisë më Kuvendin e Shqipërisë, propozuan rritjen e buxhetit të arsimit deri në 5 % të PBB, ku përfshihej rritja e pagave të mësuesve, pedagogëve, përmirësimi i infrastrukturës arsimore dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, por ky propozim u rrëzua nga mazhoranca, duke treguar qartë se arsimimi i fëmijëve tanë, për Edi Ramën nuk është prioritet”, u shpreh Caka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit