Cameron viziton Ukrainën

Mos i humb

Sekretari i ri i Jashtëm britanik, lordi David Cameron vizitoi Ukrainën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha se të dy diskutuan për furnizimin me armë për përballimin e  pushtimit rus.

“Ne patëm një takim të mirë të fokusuar në armët për frontin, forcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjen e njerëzve tanë dhe infrastrukturës kritike. I jam mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen e saj”, shtoi Zenesky.

Ish-kryeministri Cameron u bë sekretar i Jashtëm dhe vizita e parashikuar në Ukrainë do të synojë të demonstrojë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit