Çavusoglu: Afrini do t’i dorëzohet pronarëve të vërtetë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, ka deklaruar se rajoni Afrin në Siri do t’i dorëzohet sirianëve sapo të pastrohet nga terroristët nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit”.

“Pas pastrimit të tyre (terroristëve), ne do t’a dorëzojmë rajonin pronarëve të tij të vërtetë, që do të thotë, ne do t’ia dorëzojmë sirianëve”, tha Çavusoglu në një aktivitet në Antalian jugore.

Çavuşoğlu poashtu kritikoi SHBA-të për aksionet e saj “dy fytyrëshe”, duke u ofruar armë terroristëve të PYD/PKK-së dhe duke shprehur shqetësim për civilët, si dhe me kohëzgjatjen e operacionit “Mos u bëni me dy fytyra, bëhuni të ndershëm”, u shpreh Çavusoglu.

Të shtunën e kaluar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e PYD/PKK-së dhe ato të DEASH-it nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, operacioni synon kryesisht të pastrojë zonën kufitare nga elementet terroriste dhe të mbrojë popullsinë civile të qarkut Operacioni është duke u zhvilluar në bazë të së drejtës ndërkombëtare, rezolutave të kaluara të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtës për vetëmbrojtje siç është përcaktuar nga statuti i OKB-së, si dhe respektit për unitetin e Sirisë dhe integritetin territorial.

Zyrtarët ushtarak të Turqisë theksojnë se ata janë duke i dhënë “rëndësi madhore” shmangies së viktimave civile. PYD/PKK ka gëzuar një prani të konsiderueshme në qarkun Afrin që nga mesi i vitit 2012, kur forcat e regjimit sirian u tërhoqën nga kjo zonë pa luftë.

SHBA-të mbështesin PYD/PKK-në e konsideruar nga Ankaraja si shtyllë sirianë e PKK-së, e cila është përfshirë në një fushatë terroriste kundër shtetit turk për më shumë se tre dekada, gjë që ka rezultuar me dhjetëra mijëra të vdekur.

Mbështetja amerikane për grupin terrorist ka dëmtuar tej mase Ankaranë, pasi Washingtoni e sheh grupin ombrellë të PYD/PKK-së, SDF-në, si një “partner të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASH-it dhe vazhdon t’i japë armë dhe pajisje përballë kundërshtimeve të forta nga Turqia./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit