Çavuşoğlu: Ajasofja është çështje e sovranitetit kombëtar

Mos i humb

Duke folur në një intervistë televizive, Çavuşoğlu iu përgjigj diskutimeve të fundit rreth hapjes së mundshme të Ajasofjas si xhami, duke theksuar se ajo ishte xhami pas çlirimit të Stambollit.

Duke theksuar se askush nuk duhet të komentojë lirinë e fesë në Turqi, Çavuşoğlu tha se hapat e ndërmarra në 20 vitet e fundit drejt pakicave të ndryshme në vend janë të dukshme.

Kryediplomati turk gjithashtu kritikoi SHBA-në për raportin për vitin 2019 në lidhje me Lirinë Fetare Ndërkombëtare të publikuar së fundmi, duke thënë se është “tragjikomike” që SHBA të komentojë mbi lirinë e fesë dhe të drejtat e njeriut.

Ajasofja u përdor si kishë për 916 vite. Në vitin 1453, ajo u shndërrua në xhami nga Sulltan Mehmeti II kur Perandoria Osmane çliroi Stambollin.

Pas restaurimit gjatë epokës osmane dhe ndërtimit të minareve nga arkitekti Mimar Sinan, Ajasofja u bë një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës botërore.

Në periudhën e Republikës Turke, ajo u bë muze.

Presidenti Erdoğan ka nënvizuar që osmanët e shndërruan ndërtesën në një xhami në vend që ta shkatërrojnë atë, duke shtuar se shumë xhami të humbura nga osmanët u shkatërruan.

Çavuşoğlu komentoi gjithashtu thirrjen e bërë së fundmi nga Egjipti për armëpushim në Libi dhe tha se e ashtuquajtura Deklaratë e Kajros “ka lindur e vdekur”.

“Ne mund të vazhdojmë për një armëpushim të detyrueshëm në Libi nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.

Që nga prilli i vitit 2019, qeveria është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në lindje të Libisë ndërsa më shumë se 1.000 persona janë vrarë gjatë dhunës.

Ushtria libiane përmes operacionit “Vullkani i tërbimit” ditët e fundit ka bërë përparime të konsiderueshme ushtarake kundër milicive të Haftarit, duke marrë qytetin Wadi Wishka dhe dy zona të tjera në jug të qytetit Sirte.

Më herët, ushtria libiane ligjashtu mori nën kontroll disa lokacione strategjike, duke përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna, që u panë si goditje të fuqishme kundër forcave të Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit