Çavusoglu: BE duhet t’i japë fund politizimit të negociatave

Mos i humb

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se Bashkimi Europian (BE) duhet t’i japë fund politizimit të negociatave dhe pengesave politike e artificiale në disa kapituj për anëtarësimin e plotë të Turqisë dhe se negociatat duhet të zhvillohen vetëm në nivel teknik.

Në një intervistë për revistën italiane “Eastwest”, ministri Çavusoglu ka bërë të ditur se Turqia në politikën e saj të jashtme i kushton rëndësi strategjike procesit dhe marrëdhënieve me BE-në, duke theksuar se Turqia është ende e vendosur për të plotësuar procesin e anëtarësimit të plotë dhe se në këtë aspekt shpresojnë që BE-ja të njohë në mënyrë të ndërsjellë përpjekjet në fjalë.

Shefi i diplomacisë turke nënvizoi se në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së ka një mungesë të besimit reciprok dhe ka shtuar se vështirësitë me të cilët Turqia u përball në tentativën për grusht shteti të 15 korrikut nuk janë kuptuar plotësisht nga ana e BE-së.

“Ne besojmë se BE-ja zbaton standart të dyfishtë në kritikat e saj kundrejt Turqisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjen e luftës kundër terrorizmit”, tha Çavusoglu.

“BE-ja duhet t’i japë fund politizimit të negociatave dhe pengesave politike e artificiale në disa kapituj për anëtarësimin e plotë, ndërsa negociatat duhet të zhvillohen vetëm në nivel teknik”, vlerësoi Çavusoglu, duke nënvizuar se për të rivendosur marrëdhënie të bazuara në besim, BE-ja duhet të respektojë premtimet e saj lidhur me disa çështje themelore, siç janë përditësimi i unionit doganor, liberalizimi i vizave dhe mbështetja financiare e premtuar për të mbuluar koston e refugjatëve sirianë në Turqi.

– “Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut”

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë, Çavusoglu vuri në dukje se Gjermania, krahas që është aleat i Turqisë në NATO, është gjithashtu edhe partneri i parë tregtar.

Më tej, ministri turk tërhoqi vëmendjen se dy vendet kanë interesa të përbashkëta në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke shtuar se popullata e dendur turke në Gjermani paraqet një urë mes dy vendeve.

“Ne besojmë se mosmarrëveshjet tona duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe jo me mesazhe negative që janë dhënë para opinionit”, potencoi Çavuşoğlu, duke shpjeguar se mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje në çështje të rëndësishme, siç është lufta kundër terrorizmit.

Më tej, Mevlut Çavusoglu nënvizoi se janë duke e vazhduar dialogun pozitiv dhe janë të gatshëm të krijojnë marrëdhënie me qeverinë e re gjermane.

Lidhur me çështjen e Sirisë, shefi i diplomacisë turke tha se Turqia dëshiron të shohë një Siri të qëndrueshme, me prosperitet dhe demokratike sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Për arritjen e këtij objektivi, Turqia në vitin 2016 ka bashkëpunuar me Rusinë për vendosjen e armëpushimit në Halep dhe më pas ka treguar përpjekje për zgjerimin e këtij armëpushimi, ku si rezultat i përpjekjeve të mëdha, më 30 dhjetor të vitit 2016 ai shpall në gjithë Sirinë. Për të forcuar këtë armëpushim, ne gjithashtu kemi vazhduar bisedimet në Astana me Rusinë dhe Iranin”, tha Çavusoglu.

Ndërkaq, në një pyetje për rrjedhën e marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-ve pas ardhjes në detyrë të presidentit amerikan Donad Trump, Çavusoglu rikujtoi se dallimet në pikëpamje mes dy vendeve për sa i përket Sirisë dhe luftës kundër DEASH-it kanë nisur që në periudhën e pararendësit të tij, Barack Obama.

Ministri i jashtëm turk theksoi se shqetësimet aktuale të Turqisë janë mbështetja e SHBA-ve për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri dhe çështjet lidhur me organizatën terroriste FETÖ, e cila në korrik të vitit 2016 orkestroi tentativën për grusht shteti në Turqi.

“Duhet të bëjmë më shumë bashkëpunim për të gjetur zgjidhje në këto çështje kritike”, tha Mevlut Çavusoglu./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit