
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
Siç ka mësuar gazetari i AA-së nga burimet diplomatike, Çavusoglu dhe Pompeo kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së cilës diskutuan çështjet dypalëshe si dhe temat rreth F-35 dhe S-400.
Poashtu një nga temat e bisedës ishte edhe situata në Siri, kryesisht zhvillimet aktuale në Munbixh, Idlib dhe në rajone tjera siriane.


