Çavuşoğlu: Marrëdhëniet Turqi-SHBA nuk ndërlidhen vetëm me S-400 dhe F-35

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit në Budapest me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Ankaraja nuk e ka patjetër të ndërpresë lidhjet me shtetet tjera kur paraqiten opinione të ndryshme.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve nuk përbëhen vetëm nga (sistemi i mbrojtjes raketore) S-400 dhe (avionët luftarakë) F-35”, tha Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët me Szijjarto, duke shtuar se, “Këto me siguri janë të rëndësishme. Ka çështje rajonale dhe dypalëshe mes Turqisë dhe SHBA-ve siç është tërheqja e trupave amerikanë nga Siria”.

Duke theksuar rreziqet serioze në rajonin turk, Çavuşoğlu tha se Turqia kërkonte një sistem të mbrojtjes raketore nga një aleat i NATO-s, veçanërisht SHBA-të, por Washingtoni zyrtar nuk dëshiron t’i shesë Ankarasë.

Si rezultat, tha ai, Turqia shprehu nevojën urgjente për një sistem të mbrojtjes ajrore me shtetet tjera dhe propozimin më adekuat që e pranoi ishte nga Rusia, pasi përpjekjet e stërzgjatura për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga Washingtoni ishin të pasuksesshme.

“Procesi për S-400 është kompletuar, kjo është një marrëveshje e kryer”, tha ai.

Çavuşoğlu tha se sistemi raketor rus S-400 sipërfaqe-ajër do të jetë plotësisht nën kontrollin turk, duke mohuar pretendimet e zyrtarëve amerikanë se ai do të rrezikonte rolin e Ankarasë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe do të mund të shkaktonte sanksione nga kongresi amerikan.

“Presidenti Trump e pranon se Turqia bleu sistemin S-400 për shkak se, siç thotë ai, SHBA-të nuk mund t’ia shesin Turqisë bateritë Patriot në të kaluarën’, tha kryediplomati turk.

– Marrëdhëniet Turqi-Hungari

Çavuşoğlu tha se Turqia dhe Hungaria po krijojnë një grup të përbashkët punues për shtetet e treta. Me Afrikën që është prioritet për të dyja vendet, grupi fillimisht do të vizitojë Ugandën, ndërsa Turqia dhe Hungaria do të punojnë bashkë në Afrikë në tregti dhe investime.

Ai tha se Hungaria dhe Turqia nuk shkojnë në shtetet tjera me qasje kolonizuese. Sipas tij, shtetet afrikane kanë nevojë për mbështetje dhe ata duan që t’i zgjasin dorën popullit afrikan përmes tregtisë dhe investimeve.

“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të dëshironte të vizitojë Hungarinë dhe të merr pjesë në aktivitete sociale dhe kulturore, si dhe takime dypalëshe”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit