Çavusoglu: Masat kundër YPG/PKK nuk janë të kufizuara vetëm në Afrin

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se masat që Turqia do të ndërmarrë kundër organizatës terroriste YPG/PKK në Siri nuk janë të kufizuara vetëm në Afrin, sepse pasojnë Munbixhi dhe rajoni në lindje të Eufratit.

Çavusoglu këtë deklaratë e bëri në qytetin kanadez Vancouver, ku dje është mbajtur një takim i ministrave të jashtëm ku është diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Gadishullit Korean.

Çavusoglu gjatë një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Vancouver të Kanadasë ka paralajmëruar se në rast të formimit të njësive të ashtuquajtura kufitare në veri të Sirisë, do të shkaktohen dëmtime të papërmirësueshme në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Zyrtari ushtarak i SHBA-ve, Ryan Dillon, të dielën deklaroi se koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it të kryesuar nga SHBA-ja, me forcat demokratike siriane (SDF), grupi i cili kontrollohet nga organizata terroriste YPG/PKK, do të formojë forca të reja të sigurisë kufitare (BSF) prej 30 mijë pjesëtarëve.

Ai shtoi se rreth 230 persona marrin pjesë në stërvitjet e BSF-së dhe se qëllimi i tyre është të mbledhë 30 mijë pjesëtarë.

Turqia dënoi ashpër këtë veprim, duke theksuar se është i gabuar bashkëpunimi me organizatën terroriste YPG/PKK në luftën kundër DEASH-it./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit