Çavusoglu më 4 qershor do të takohet me homologun amerikan

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 4 qershor në SHBA do të takohet me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, thuhet se Pompeo dhe Çavuşoğlu do të takohen në kryeqytetin e SHBA-ve, në Washington.

Më parë ishte punuar që të dy ministrat të takohen brenda muajit maj, por për shkak të mospërshtatjes së axhendës palët kanë rënë dakord që data e takimit të mbetet 4 qershori.

Në takimin Pompeo – Çavuşoğlu pritet që të diskutohet në lidhje me çështjet si zhvillimet në Siri dhe Lindjen e Mesme, marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta kundër organizatave terroriste PKK dhe FETO.

Çavuşoğlu më 27 prill në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel ishte takuar me Pompeon. Procesi i emërimit të Pompeos si sekretari Amerikan i Shtetit përfundoi më 26 prill me miratimin e Kongresit të SHBA-ve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit