Çavusoglu nesër vizitë në Francë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu nesër do të realizojë një vizitë zyrtare në Francë.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë thuhet se ministri Çavusoglu me ftesë të homologut të tij francez Jean-Yves Le Drian nesër do të realizojë një vizitë zyrtare në këtë vend.

Çavusoglu në takim me ministrin e Jashtëm francez Le Drian do të shkëmbejë mendime për çështjet rajonale duke filluar nga Siria, marrëdhëniet dypalëshe si dhe për temat tjera të cilat janë në axhendën e përbashkët të Turqisë dhe Francës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit