Çavusoglu: SHBA të rishqyrtojë aleancat e saj në Siri

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se SHBA duhet të rishqyrtojë aleancat e saj në Siri, ndërsa regjimi i Asadit përgatitet të nisë një ofensivë të përgjakshme në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Në një letër drejtuar gazetës “The New York Times” me titullin “Një fatkeqësi që po ndodh në Siri”, Çavusoglu paralajmëroi se grupi terrorist YPG ka arritur një aleancë me Bashar al-Asadin dhe po dërgon trupa për ta ndihmuar atë të rimarrë Idlibin nga rebelët.

“Aleanca është rritur më thellë pasi udhëheqësit e lartë të të ashtuquajturve Forca Demokratike Siriane, të udhëhequr nga YPG, zhvilluan bisedime zyrtare me regjimin sirian për siguruar një vend për veten e tyre në Sirinë e re”, tha ai.

“Të mundësosh që YPG të veprojë nga Siria, pak milje nga kufiri me Turqinë, është e papranueshme. Është koha që Washingtoni të vlerësojë se kush janë aleatët e tij të vërtetë në rajon”, ka shtuar shefi i diplomacisë turke.

Në provincën e Idlibit, që gjendet pranë kufirit turk, jetojnë më shumë se tre milionë sirianë, shumë prej të cilëve kanë ikur nga qytete të tjera pas sulmeve nga forcat e regjimit.

Regjimi sirian ka njoftuar kohët e fundit planet për të nisur një ofensivë të madhe ushtarake në Idlib, e cila ka qenë prej kohësh e kontrolluar nga grupe të ndryshme të armatosura opozitare.

Si rezultat, Turqia ka përforcuar praninë e saj ushtarake në kufirin me Sirinë.

OKB ka paralajmëruar se një sulm i tillë do të shkaktonte “katastrofën më të keqe humanitare në shekullin e 21-të”.

Çavusoglu gjithashtu theksoi në letër se YPG është dega siriane e PKK-së, e cila ka zhvilluar një fushatë të dhunshme terroriste në Turqi për më shumë se 30 vjet dhe se Turqia, SHBA dhe BE e kanë cilësuar PKK-në si organizatë terroriste.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit