Çavusoglu vizitë në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut

Mos i humb

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, është takuar me kryeministrin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani.

Çavusoglu dje në Bagdad dhe Basra u takua me zyrtarët më të lartë të Irakut, ndërsa sot udhëtoi për vizitë në Erbil, ku bisedoi me shefin e administratës rajonale Barzani.

Takimi Çavusoglu dhe Barzani u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ndërsa të dy do të marrin pjesë edhe në drekë pune.

Shefi i diplomacisë turke, Çavusoglu, dje në Bagdad deklaroi se Turqia dhe Iraku synojnë në masë të madhe të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral.

Ndërsa deri në fund të vitit për vizitë zyrtarë në Bagdad do të udhëtojë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit