Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Përgjegjësin e ri për Zgjerim të BE-së, Varhelyi

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneri e ri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike ministri Çavusoglu i telefonoi Komisionerit të ri Varhelyi.

Komisioni Evropian, i kryesuar nga Ursula von der Leyen, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian të mbajtur më 27 nëntor mori votëbesimin dhe me 1 dhjetor filloi me punë.

Mandati i Komisionit të ri Evropian, të udhëhequr nga Ursula von der Leyen do të mbarojë më 31 tetor 2024.

Detyrën e Përgjegjësit për Zgjerim në komisionin e ri, që intereson nga afër edhe Turqinë, e mori përsipër hungarezi Oliver Varhelyi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit