Çekia premton mbështetje rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka filluar takimet me delegacionet më të larta shtetërore gjatë vizitës që po zhvillon në Çeki.

Gjatë takimit me homologun e tij çek, Tomas Petricek, një mik i Kosovës u bisedua për thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve.

Pacolli, ndër të tjera ngriti çështjen e zhvillimit të Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mënyrat e bashkëpunimit për të ndërtuar të ardhmen në BE.

Ndërkaq, Petricek përshëndeti të arriturat e Republikës së Kosovës dhe u zotua për mbështetjen e shtetit të Kosovës në proceset e saj demokratike dhe të konsolidimit ndërkombëtar. Gjithashtu mirëpriti dhe mbështeti punën e bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara për Kosovën në liberalizim të vizave.

Kryediplomati çek tha se vendit i tij ta mbështes Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Në fund dy ministrat u pajtuan se duhet thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Ministri Pacolli ftoj për vizitë zyrtare në Kosovë ministrin Petricek, që së bashku të shohin përparimet dhe progreset e mëdha të bëra ndër vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit