Celibashi pret shefen e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR: Garantojmë transparencë

Mos i humb

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi mikpriti sot në KQZ, shefen e Misionit të OSBE (ODIHR), ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohu me përgatitjet e zgjedhjeve vendore të datës 14 maj si edhe sfidat e deritanishme.

Në këtë takim me ekipin e OSBE/ODIHR, KSHZ theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton transparencë të plotë dhe zbatim strikt të ligjit zgjedhor.

Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.

Në vijim, ambasadorja Glover dhe ekipi i OSBE/ODIHR zhvilloi takimin e përbashkët me anëtarë të Komisionit Rregullator dhe trupën e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit