Celibashi: Simbolet e PD-së në fushatën e Partisë së Lirisë nuk mund të përdoren

Mos i humb

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli sot dhe për një akuzë publike nga PD-ja zyrtare se simbolet e saj po përdoren nga Partia e Lirisë.

I pyetur se çfarë parashikohet në këto raste dhe çfarë masash mund të merren, Celibashi tha se nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato. E njëjta gjë sipas tij vlen dhe nëse janë të ngjashme dhe ngatërrojnë zgjedhësit.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet ta shohim rastin. Me siguri që simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga subjekt tjetër zgjedhor.

Nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësuar ngjashmëria.

Nëse është e tillë që krijon konfuzion te zgjedhësit, të drejtën atëherë e ka ai që e posedon zyrtarisht”, tha Celibashi.

Kandidatët e Alibeajt që janë tërhequr nga gara nuk do të jenë në fletën e votimit.

Kështu deklaroi kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

“Nëse tërhiqen nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Përjashto rastin nëse tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit. Do jenë aty se s’kemi çfarë të bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit