Çelik: Lajmet për viktima civile janë të rreme

Mos i humb

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori, Ömer Çelik paralajmëroi për lajmet e rreme dhe propagandën për gjoja viktimizimin masiv të civilëve në operacionin e ndërmarrë nga forcat turke kundër terroristëve të YPG/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin kufitar sirian Afrin.

Çelik në qytetin turk të Adanas po merr pjesë në takimin e 37-të të Komitetit të Përbashkët Këshilldhënës të Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë. Çelik iu referua operacionit “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në veri të Sirisë.

“Në valën e luftës vendimtare të forcave turke në operacionin ‘Dega e Ullirit’, disa njerëz flasin se çdo ditë viktimizohen civilët. Kemi dëshmuar se lajmet për viktima civile janë të rreme”, tha Çelik.

Ministri turk tha se Turqia nuk ka mbështetjen e miqve që kishte në luftën kundër DEASH-it, sa i përket luftës kundër PYD-së dhe YPG-së, të cilat janë krahu i organizatës terroriste të PKK-së në Siri.

“Disa nga miqtë tanë, të cilët na mbështetën në luftën tonë kundër organizatës terroriste DEASH, nuk treguan të njëjtën mbështetje kur kemi të bëjmë me luftën tonë kundër PYD-së dhe YPG-së, krahut të organizatës terroriste të PKK-se në Siri. Duhet të jemi të vendosur kur është fjala për organizatat terroriste”, tha Çelik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit