Çelik: Ne po kryejmë hetimin tonë të pavarur për vrasjen e Khashoggi

Mos i humb

Zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik, në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll tha se Turqia do të zbulojë çfarëdo që ka ndodhur.

Çelik ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të mjeshtrit turk të fotografisë, Ara Güler, të mbajtur në sheshin Galatasaray në Stamboll, ku pas ceremonisë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Jemi duke i ndjekur nga afër zhvillimet. Janë arrestuar 18 qytetarë sauditë. Krahas kësaj nga kryeprokuroria saudite është bërë një deklaratë ku konfirmohet vdekja e Khashoggi dhe pas kësaj se kjo ka ndodhur si pasojë e grindjeve në konsullatë. Mendoj se do të përshpejtohet edhe më shumë procesi pas këtyre zhvillimeve. E gjithë bota është përqendruar në këtë çështje me pyetjet kush e ka kryer, kush ka dhënë urdhrin dhe cilët janë përgjegjësit?”, ka deklaruar Çelik.

Çelik tha më tej se “Që në fillim e kemi shprehur, gjithashtu edhe presidenti ynë e ka theksuar se e vërteta do të nxirret cila do që të jetë ajo. Nuk do të mund të mbulohet nga askush, nga asnjë spekulim apo nga ndonjë lajm i gabuar. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Është një ngjarje që ka shkaktuar indinjatë te i gjithë njerëzimi. E gjithë bota po e ndjek me një interes të madh. Ajo që është për t’u përgëzuar këtu është fakti që autoritetet turke, kryeprokuroria po kryejnë një punë shumë të kujdesshme”.

“Turqia do të zbulojë çfarëdo që ka ndodhur. Askush të mos ketë dyshime për këtë”, tha Çelik i cili më tej theksoi se “Të gjithë kanë pritur që e vërteta të tregohej që në fillim. Unë kam ndjekur mediat tona dhe atë botërore të cilat të gjitha pyesnin për këtë. Po ashtu edhe drejtues të vendeve të tjera e pyesin për këtë. Unë di se po kryejmë dy hetime, njërin hetim të përbashkët me palën saudite dhe një hetim tjetër të pavarur nga ana jonë. Ne po kryejmë hetimin tonë të pavarur për vrasjen e Khashoggi. Zbardhjen çështjes e kemi detyrë nderi. Ajo do të zbardhet duke përdorur të gjitha mundësitë. Vullneti i presidentit tonë është në këtë drejtim”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit