Çështja e personave të zhdukur, jashtë fazës finale

Mos i humb

Zbardhja e fatit të 1.650 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nuk do të jetë temë e fazës finale të dialogut me Serbinë.

Ndërsa përfaqësues të partive politike dhe familjarë të personave të zhdukur thonë se dialogu i Brukselit duhet të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Që nga fillimi i dialogut të Brukselit më 2011-n pala kosovare disa herë ka kërkuar që zbardhja e fatit të të pagjeturve të trajtohet në këtë dialog.

Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar në vazhdimësi dhe pritet të mos përfshihet as në fazën finale të dialogut me Serbinë, shkruan zëri. Shefi i delegacionit të niveli teknik të Kosovës, Avni Arifi, se delegacionet e këtij niveli në Bruksel do të bisedojnë për marrëveshjet e deritanishme dhe se këtu nuk do të hyjë çështja e personave të pagjetur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit