Çfarë do të ndodhë me Kosovën pas largimit të Merkelit nga politika?

Mos i humb

Largimi i mundshëm i kancelarës gjermane Anglea Merkel nga politika nuk do të jetë pa pasoja për Kosovën, thonë analistë në Prishtinë.

Angela Merkel ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Duke folur të hënën në Berlin, Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian pritet të zgjedhë kreun e ri.

Se a do të tentojë Angela Merkel që ta zgjidhë problemin e Kosovës para përfundimit të mandatit të saj, për lajmi.net kanë folur analistë politik në vend.

Ata mendojnë se është një tentim-përpjekje e vazhdueshme e Merkel që të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut.

Analisti, Naim Rashiti, ka thënë për lajmi.net se në rastin e Ballkanit, Merkel ka një agjendë personale të cilën e ka shtyrë kohë të gjatë, për të cilën thotë se është qëndrim po edhe politikë e qeverisë së Merkel që dialogu Kosovë- Serbi të përfundojë dhe të avancohet deri në 2020/21.

“Ne rastin e Ballkanit, Merkel e ka një agjendë personale të cilën e ka shtyrë përpara kohë të gjatë dhe është politikë dhe qëndrim i Qeverisë së Merkel që dialogu Kosovë -Serbi të përfundojë dhe të avancohet deri në vitin 2020/21, duke përfshirë edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, sepse në vitin 2020-21 janë dy faktorë, Gjermania udhëheq presidencën e BE-së në vitin 2020 edhe bëhet anëtare e përkohshme 2 vjeçare e Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Rashiti.

Ai po ashtu ka thënë se është një tentim-përpjekje e vazhdueshme për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë për ta përfunduar dialogun.

“Ky dialog ka pasur, në masë kritike, për shkak të angazhimit të Gjermanisë deri në një fazë, mirëpo është fakt që edhe roli i Gjermanisë në këtë periudhën e fundit ka ngecur, sepse nuk ka mundur që të sigurojë arritjen e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, sidomos disa elemente dhe nuk ka arritur që çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin perëndimor ta mbaj aq lartë në agjende politike”, është shprehur Rashiti.

Në anën tjetër, analisti Ramush Tahiri për lajmi.net ka thënë se do të ishte e mirëseardhur që Merkel ta zgjidhte problemin e Kosovës.

“Do të ishte dëshirë që ta zgjedh problemin edhe Kosova ka besim të vija gjermane e politikës evropiane meqenëse garantin për marrëveshjen me Serbinë, sepse po shihet se edhe Vuçiq po e respekton Merkelin edhe po respekton edhe Kosova. Tash Merkel është paralajmëruar që deri ne vitin 2021 do të rrijë, edhe Kosova është paralajmëruar që marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë do ta bëjë në një afat brenda një viti edhe në këtë bazë duhet që të urojmë që Merkel me pas rolin dominant në këtë ndërmjetësim evropian. Normalisht shtetet e Amerikës i kanë lënë të gjitha opsionet e hapura për politikën gjeopolitike ndërkombëtare, Merkel ka respektin popullit të Kosovës po edhe të Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë qysh në vitin 2005, ndërsa në krye të demokristianëve është nga viti 2000./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit