Çfarë paralajmëron Vulin për Asociacionin e Komunave?

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin, në një intervistë për TV Pravu në Serbi, ka folur lidhur me situatën në Kosovë dhe ofenzivën diplomatike të presidentit Aleksandër Vuçiq, derisa ka vënë në theks se çështja e formimit të Asociacionit të Komunave është çështje e përfunduar me marrëveshjen në Bruksel, përcjell Kosova Post .

Sipas tij, marrëveshja për Asociacionin e arritur në Bruksel nuk do të rinegociohet.

“Ne tashmë kemi rënë dakord për ASK, kemi një marrëveshje në Bruksel dhe nuk mund të negociojmë përsëri. Ata po ikin, sepse parashihet që ASK-ja, nuk e mbështetë pavarësinë e Kosovës,” tha Vulin.

Duke folur për takimin e Vuçiqit me me dipolmatin amerikan Matthew Palmer, Vulin tha se pasur bisedime serioze.

Poashtu Vulin, shprehë besimin tek presidenti Vuçiqi për të cilin tha ai është njeriu i cili do të bëjë vetëm atë çfarë është në interes së Serbisë.

Vulin theksoi se është e rëndësishme që “në krye të Serbisë nuk ka më njerëz që do të bëjnë gjithçka që kërkohet prej tyre, por një person që mund të përcaktojë interesat e Serbisë dhe t’i mbështesë ato”, përcjellë Kosova Post .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit