Pas samitit të Selanikut në 2003, ai i Sofjes më 17 maj është më i rëndësishmi për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar, tre do të jenë pikat kryesore të tij:
Të riafirmojnë angazhimin e BE ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor
Forcimi i lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturë, lidhjen digjitale dhe njerëzore.
Puna më e ngushtë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta, të tilla si siguria, migracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore
Samiti do të ketë në qendër ndërlidhjen me qëllim përmirësimin e lidhjeve brenda rajonit në Ballkanin Perëndimor. Vetë Donald Tusk në shkurt të këtij viti foli për rëndësinë e këtij samiti në ndërtimin e lidhjeve më të forta me Ballkanin Perëndimor.


