Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij para kabinetit qeveritar ka thënë se Kosova në 10 vitet e saj shtet, ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, por nuk ka harruar të përmend se Kosova para vetes ka disa obligime madhore, theksoi kështu Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket Gjykatës Speciale ka thënë se Kosova tashmë ka marrë obligimet e veta dhe se do i kryej deri në fund.
Këtë ai e tha gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku edhe mbajti një fjalim për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Edhe sa i përket Gjykatës Speciale, ani pse pa të drejtë historikisht, Kosova ka marrë obligimet e veta dhe do i kryejë në përpikëri me marrëveshjet që kemi arritur. Ky vendim është bërë për të ruajtur partneritetin strategjik me ndërkombëtarët”, ka thënë Thaçi./Kosova Post/


