Çifti gjerman gjen mesazhin e dërguar me pëllumb pas një shekulli

Mos i humb

Një mesazh i dërguar përmes një pëllumbi transportues është gjetur rastësisht, pas më shumë se një shekull pasi ishte dërguar nga një ushtar gjerman.

Një çift që kishte dalë për një shëtitje në rajonin lindor francez të Alsasit, gjeti në muajin shtator një kapsulë të vogël alumini në një fushë.

Brenda ishte mesazhi, i shkruar në gjermanisht me një lloj letre, e cila mezi lexohej. Mesazhi mbante datën 1910 ose 1916, raporton BBC.

Duke e përshkruar gjetjen si “super të rrallë”, kuratori i Muzeut Linge, Dominique Jardy tha se kapsula kishte të ngjarë të kishte dalë në sipërfaqen e tokës me kalimin e kohës, pasi kanë mbetur shumë mbetje ushtarake nga Lufta e Parë Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit