Çiklisti thyen rekord, udhëton nga maja veriore deri në fund të Indisë në 8 ditë

Mos i humb

Një çiklist nga Kashmiri theu një rekord botëror Guinness duke bërë më shumë se 2,000 milje nga maja veriore e Indisë në majën jugore në 8 ditë, 1 orë e 37 minuta.

Adil Teli, 23 vjeç, u nis nga Kashmiri në 22 mars dhe arriti tetë ditë më vonë në Kanyakumari, një qytet në skajin jugor të Indisë.

Koha e tij prej 8 ditësh, 1 orë e 37 minuta mundi rekordin e mëparshëm Guinness World për udhëtimin më të shpejtë me biçikletë Kashmir në Kanyakumari, i cili u vendos në shtator 2020 kur Om Hitendra Mahajan përfundoi udhëtimin në 8 ditë, 7 orë dhe 38 minuta.

“Që kur kam filluar biçikletën në mënyrë profesionale, unë doja të arrij këtë rekord botëror. Edhe më është dashur ca kohë për ta arritur, por jam shumë i lumtur që munda ta bëj,” tha Teli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit