Jugu i Italisë është përfshirë nga një moti i keq në ditët e fundit duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme sidomos në Catania.
Por cikloni pritet që të godasë edhe vendet e tjera në Mesdhe.
Në Greqi autoritet janë vendosur në gatishmëri për shkak se stuhia mund të godasë disa prej brigjeve të vendit fqinj.
Shqipëria pritet që të përfshihet nga moti i keq në fund të javës që vjen.
Po ashtu i gjithë rajoni në datat 4-5 nëntor do të jenë nën kushtet e këqija atmosferike me reshje shiu.


