
Reshje të rrëmbyeshme shiu e kanë përfshirë Mozambikun pas ciklonit Kenneth ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për përmbytjet dhe rrëshqitje të tokës në ditët në vijim.
Janë raportuar të paktën 4 viktima. Autoritetet në Mozambik thonë se një person humbi jetën në qytetin Pemba, i dyti në rajonin më të goditur Macom, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në ishullin Ibo.
Cikloni Kenneth mbërriti të enjten në mbrëmje, vetëm 6 javë pasiqë cikloni Idai goditi Mozambikun qendror dhe mori mbi 600 jetë njerëzish.
Organizatat për ndihma theksojnë se përmbytjet mbeten kërcënimi më i madh pas ciklonit Kenneth dhe se pikërisht në përmbytjet pas Idait, humbën jetën shumë njerëz.


