Cili anëtar i PDK-së po kërkon shpalljen e VV-së organizatë antikushtetuese?

Mos i humb

Një zyrtar i Partisë së Kadri Veselit po kërkon që Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese. Gani Koci ka thënë se Partia e Albin Kurtit po e sfidon Shtetin e Kosovës përmes verpimeve anarkiste e kriminale.

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci, në një reagim në FB.

Reagimi i Kocit ka ardhur pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët rezistuan ndalimit policor, duke bërë skena të dhunshme para Kuvendit të Kosovës.

“Duhet te shpallet organizatë antikushtetuese. Shteti i Kosovës po rrezikohet!”, ka shtuar ai.

Sipas këtij zyrtari të PDK-së që mban edhe pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e re, ka kërkuar nga Shefi i Shtetit të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të ruajtur shtetin.

“Presidenti duhet të thërras Këshillin kombëtar të sigurisë urgjentisht për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të institucioneve të shtetit, rendin kushtetues dhe demokracinë!”, ka shtuar ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit